Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eriku dhe Albatrit publikojnë “Ajo ka faj”

Eriku dhe Albatrit publikojnë “Ajo ka faj”
September 21
12:59 2016

Erik Lloshi dhe Albatrit Muqiqi, pas një mungese në tregun muzikor, kanë publikuar ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre me titull “Ajo ka faj”.

Kënga trajton një histori dashurie, ku djemtë ia hedhin fajin “asaj” pasi ka luajtur me ndjenjat e tyre. Historia e Erikut trajton aventurat me balona që ngrihen në qiell, ndërsa Albatriti dhe “ajo” shfaqen duke kalëruar. Muzika është realizuar nga Kledi Bahiti, teksti mban emrin e Threedots, ndërsa video nga “Hija Films”.
Prej pak orësh në Youtube kënga është pëlqyer nga fansat dhe numëron rreth 17 mijë klikime. Ndiqni klipin e plotë të këngës “Ajo ka faj”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje