Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eranda Libohova, rikthim te baladat

Eranda Libohova, rikthim te baladat
March 30
21:51 2016

Pas një mungese të gjatë, këngëtarja Eranda Libohova prezantoi ditën e sotme për publikun këngën e re me titull “Pa mua”. Në fillim të videoklipit shfaqet ena prej balte që të kujton filmin “Ghost” me Patrick Swayze dhe Demi Moore. Të bën të mendosh për një romancë, por jo: kënga flet për mungesën, mallin, ndarjen… Me një produksion të Gent Myftaraj, Eranda duket sikur ia dedikon edhe publikut këtë këngë duke i thënë: “Pa mua, malli do të marrë t’më kesh”. E në fakt na kish marrë malli për zërin e saj që duket se i shkojnë shumë baladat. Te “Vetëm nuk jam” ai kish harruar këmishën blu, ndërsa në këtë rikthim të Erandës duhet të mësohet edhe “Pa të”.

Etiketimet
Shperndaje