Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) “Becky me flokë të bukur” për Besën dhe Florin është… 1, 2, 3

(Ekskluzive) “Becky me flokë të bukur” për Besën dhe Florin është… 1, 2, 3
June 14
20:45 2016

“1, 2, 3”, ky është titulli i këngës së lançuar vetëm para pak minutash nga Besa Kokëdhima e Flori Mumajesi, krijuar nga Kledi Bahiti.

Një bashkëpunim i shumëpritur nga fansat ky, i lajmëruar pak javë më parë nga vet këngëtarja në një video ekskluzive për Blitz.al. (Lexo këtu)

Një histori provokuese ajo e këngës; dashuri, xhelozi, intriga, tradhti, të ndërthurura në një klip sa të thjeshtë aq edhe cilësor, të kombinuara me tekstin dhe interpretimet e dyshes së këngëtarëve, me të cilët jemi mësuar tashmë.

Kënga flet për historinë e një çifti, ku djali fillon të ‘ngacmojë’ shoqen e ngushtë të së dashurës së tij. Një ‘trekëndësh’ më i rrezikshëm se ai i Bermudës në dukje, e që lë shumë pikëpyetje për ata që e dëgjojnë. 1 e njohim, edhe të 2-tin… po e 3-ta cila është? Përpara se të nisin aludimet se personi që futet mes Florit dhe Besës është Elvana Gjata, ne kemi menduar t’i pyesim vetë ata.

Për të mësuar më shumë rreth subjektit të këngës, menjëherë pas publikimit të saj i kemi bërë nga një intervistë me 1, 2, 3 pyetje protagonistëve -Besa Kokëdhimës e Flori Mumajesit, ekskluzivisht për Blitz.al. Mësoni se cila është 3-shi, “Becky me flokë të bukur” në këngën 123…

1, 2, 3 përgjigjet e Flori Mumajesit…

1) Ti thua s’i kemi dhënë arsye pse dyshon ajo?
– Në një formë po, por nuk bëhet me fjalë për fazën e parë (dyshime). Ka kaluar në një fazë tjetër historia. 🙂

2) Po një çikë xhan e ke ti shoqen apo jo?
– Po normal se asaj po i këndojmë; 1 Besa, 2 Flori, 3 shoqja…

3) Si përfundim, do na e thuash kush është kjo 3-shi?
– Shoqja pra! 🙂
Gjithsesi mos e merrni kaq personale, se plasin titujt nëpër portale pastaj. Ideja është shumë e thjeshtë; shpesh ka ndodhur që çiftet të ndahen për arsye të shoqeve , të mikeshave dhe aq më keq, të shoqeve të ngushta. Kuptohet që asnjëherë fajin s’e ka vetëm shoqja. Tani, këtë pjesë po e lë të hapur, hajde ta gjejmë kush e ka fajin! Se mbase është fajtori “Ai” më shumë, që në këngë i bie të jem unë!

1, 2, 3 përgjigjet e Besës…

Etiketimet
Shperndaje