Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dua Lipa publikon “Blow Your Mind”

Dua Lipa publikon “Blow Your Mind”
September 12
13:24 2016

Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar klipin e saj të ri me titull “Blow your Mind (Mwah)”. Kënga është pjesë e albumit të saj të parë me titull “Dua Lipa”, i cili, siç është shprehur  vetë këngëtarja, është një pasqyrë e vetes dhe punës së saj. Më herët, Dua publikoi versionin audio të këngës, i cili është pëlqyer së tepërmi nga fansat. Këngëtarja shfaqet në shoqërinë e një grupi vajzash në klip, të cilat protestojnë në rrugë, argëtohen bashkë dhe “garantojnë se mund t’ua shpërthejnë mendjen” meshkujve. Dua është shprehur se e ka shijuar shumë këtë projekt dhe e quan një nga gjërat më të bukura që ka bërë kohët e fundit.

“Shpresoj shumë që ju ta shijoni aq sa unë e kam shijuar kohën që kam shpenzuar për ta realizuar këtë klip”,- shkruan këngëtarja në Instagram.

Lipa ka qenë e pranishme në muajin shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo  ka mbajtur koncerte në dy kryeqytetet shqiptare dhe është duartrokitur nga bashkëkombësit e saj. Ndiqni në vijim klipin e “Blow Your Mind”./Blitz.al/

Shperndaje