Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dreq! Doli…

Dreq! Doli…
April 08
17:22 2016

Ashtu siç kishte lajmëruar, Enca ka publikuar disa minuta më parë klipin e saj të titulluar “Dreq” dhe mund t’ju themi që duhet ta shikoni patjetër.

Videoja, 3 minuta e 50 sekonda, fillon me një pjesë të këngës “A po t’pëlqen”, duke pasuar me “Dreq”-in. Këngëtarja shfaqet shumë seksi , duke lëvizur në mënyrë tepwr provokuese në video. Kënga është në stilin e Encës, pra një këngë ritmike që të tërheq që në momentin e parë. Kurse video na bën të ‘ndalojmë’ pak më gjatë. Enca është shfaqur gjithmonë seksi në rrjetet sociale, duke treguar format e saj, madje edhe në klipet e tjera ajo nuk është kursyer në ekspozimin e hireve të saj, por në këtë klip lëvizjet e ndryshme: si kërcimi mbi topin e madh ngjyrë rozë, apo lëvizjet provokuese brenda gotës gjigande, janë dicka që nuk ishte parë më parë nga këngëtarja. Pra, në këtë klip Enca e ka shtuar dukshëm dozën e erotizmit..

Një gjë që bie në sy është edhe sfondi i gjelbër me fjalët: “Instagram, Queen, Boroks, Operacion…”, gjë që na bën të mendojmë se “Dreq” është një përgjigje ndaj kritikëve të saj të shumtë në mediat sociale.

Lidhur me reagimin në rrjetet sociale për “DREQ”-in, komentuesit janë të ndarë. Shumica e komentuesve shqiptarë shprehen negativisht për këtë këngë, kurse komentuesit e huaj janë tepër të kënaqur nga ky realizim i Encës. Po ju c’mendim keni për “DREQ”-in?

Etiketimet
Shperndaje