Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dj Aldo këtë herë ju çon në Xhamajkë

Dj Aldo këtë herë ju çon në Xhamajkë
September 05
18:06 2016

Pas suksesit të këngës “Mos u nal” në bashkëpunim me NRG Band, Dj Aldo vjen me një tjetër bashkëpunim.

Këtë herë ai ka zgjedhur një këngëtar xhamajkan. Melloquence është një artist jo shumë i njohur për publikun shqiptar, por në Xhamajka është renditur në Top 10-shen e këngëtarëve më të mirë. Pak ditë më parë, Dj Aldo dhe Melloquence kanë publikuar këngën e re me titull “Hands Up”.

Në videoklip shfaqen disa vajza me bikini që kërcejnë në mënyrë të shkujdesur. Një këngë plot ritëm, e cila vështirë të të hiqet nga mendja pasi e dëgjon. “Hands Up” është lançuar në fund të sezonit veror, por nën ritmin e saj duket sikur vera “sapo ka filluar”. Për më shumë detaje ndiqni klipin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje