Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata e Aurelës për nënën e saj

May 02
19:21 2016

Aurela Gaçe ka publikuar para pak minutash këngën e saj, të titulluar “Nënë e imja nënë”.

Videoja ishte lajmëruar ditë më parë, por sot mund ta shihni në kanalin zyrtar të artistes në YouTube. Kënga është një dedikim për të gjitha nënat dhe është e zhanrit popullor,  i lëvruar mirë nga Aurela. Kurse videoklipi është realizuar tërësisht në mbështetje të këngës. Një vajzë e vogël, e veshur me të bardha, në krahët e një gruaje në moshë, e veshur po me të bardha, është skena që “mbush” videon.

Interpretimi i Aurelës në klip duhet thënë se është më se i arrirë, madje në një sekuencë të videos ajo mund të dallohet e përlotur teksa interpreton vargjet e këngës.

Ky është projekti i parë i Gaçes për vitin 2016 dhe është tërësisht ndryshe nga ç’e kemi parë vitet e fundit.

Shperndaje