Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi i Rezarta Shkurtës për Ermalin: “Më mungon gjysma ime”

Dedikimi i Rezarta Shkurtës për Ermalin: “Më mungon gjysma ime”
December 14
23:19 2016

Prej disa kohësh, Rezarta Shkurta kishte paralajmëruar për një këngë dedikuar bashkëshortit të saj.

Vetëm pak më parë është publikuar balada me titull “Gjysma ime”, teksti i së cilës është mjaft i ndjerë dhe përshkruan 2 vitet e mungesës së bashkëshortit të saj Ermalit. Çdo fjalë përshkruan mjaft mirë dhimbjen dhe dashurinë që ndjen ajo, mbi të gjitha Rezi përsëri mbetet e fortë dhe vazhdon të ecë.

“Gjysma ime” është realizuar nga Elgit Doda, me orkestrim nga Darko Dimitrov, tekst nga Alex dhe videoklip nga “Max Production”.

Videoklipi është shumë i veçantë e këngëtarja këndon nën ngjyrat  e zymta e të ftohta, kurse për Rezartën nuk kemi çfarë të themi veçse duket mjaft joshëse dhe në formë me veshjet e përzgjedhura për këtë videoklip.

Në këtë këngë, shumë lehtë mund ta gjejë veten çdokush që ka larg gjysmën e tij.

Për më shumë detaje, ndiqni klipin më poshtë:/Blitz.al/

 

Shperndaje