Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri VS Ace of Base & Coco Jambo

May 08
17:52 2016

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova ka publikuar këngën e saj më të fundit, të titulluar “Na”. Kënga është në bashkëpunim me reperat KAOS dhe ka një stil pak më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Daffye-n deri më tani.

Nëse do ta dëgjoni me vëmendje, kënga nuk do t’ju duket edhe aq e panjohur. “Na”, ka pak ngjashmëri me këngën “All That She Wants” të Ace Of Base. Për ne shqiptarët mbahet mend si “O llaçi bojs”. Në bazën muzikore ka edhe pak nga “Coco jambo”, një tjetër këngë e suksesshme e viteve 90-të. Dafina dhe KAOS kanë arritur t’i risjellin këto dy këngë në një version të ri së bashku, me titullin “Na”. Është një këngë që i shkon shumë stinës së verës. Daffye shfaqet shumë seksi në klip, ashtu si pritej nga ajo në fakt. Shumë artistë ndërkombëtarë risjellin në vëmendje, këngë të dikurshme dhe kjo u ka funksionuar mjaft mirë.

Videoja është hedhur në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe tashmë ka mbledhur mbi 180.000 klikime. Projekti është mirëpritur nga publiku dhe kjo është pasqyruar në komente në rrjetet sociale.

Pra, nëse nuk e keni dëgjuar këngën, c’prisni?

Komento
Etiketimet
Shperndaje