Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cozman, vetëm këtë herë, repon për të djeshmen

Cozman, vetëm këtë herë, repon për të djeshmen
April 05
18:53 2016

Para pak minutash, reperi Cozman, pjesë e grupit Babastars, lançoi single-in e tij me titullin “Si dje”. Kjo është kënga e parë për reperin me të cilën vjen solo dhe jo më në grup. Bashkëpunimet  e tij të mëparshme janë kthyer në hite, por edhe kënga në fjalë brenda 1 ore ka kaluar shifrën prej 20 mijë klikimesh. Emri i reperit është lakuar shumë kohët e fundit, rreth një ndarjeje të mundshme mes tij dhe Tuna Sejdiut, të dashurës së tij, me të cilën ka kënduar hitin që i dha nofkën Mr. Fenix. Edhe pse ende e pakonfirmuar prej tyre, këngëtarët nuk janë parë në krahët e njëri-tjetrit si më parë dhe  të dy kanë vazhduar jetën profesionale në plane të ndryshme.

Ndiqni në vijim klipin e këngës “Si dje”.

je”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje