Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmendet Elvana Gjata! Qëndron sipër trenit ndërkohë që ai ecën mbi urë!

Çmendet Elvana Gjata! Qëndron sipër trenit ndërkohë që ai ecën mbi urë!
October 24
19:13 2016

Pas disa javësh që na kishin lënë në pritje, duke mos na treguar se çfarë kuptimi kishte fjala dhe ngjyra “lejla”, me të cilën kishin “veshur” çdo objekt rreth tyre, më në fund Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 zbuluan misterin. Në klipin më të ri, që treshja e këngëtarëve publikoi vetëm para pak minutash, mësuam që “lejla” është ngjyra që personifikon kartëmonedhën 500 euro-she. Dhe me shumë kartëmonedha 500 euro mund të bësh të tuat një tren, një helikopter dhe një skaf, të gjitha të lyera lejla.

Kjo është ajo që kanë bërë tre artistët, të cilët kanë sjellë një klip shumë të veçantë për këngën “Lejla”. Një Elvana Gjata shumë kurajoze, që qëndron sipër një treni i cili ecën me shpejtësi. E nëse mendoni se pamjet nuk janë të vërteta ose që mund të jetë ndonjë dublante, bashkëpunëtorët e Elvanës kanë konfirmuar se këngëtarja ka këmbëngulur që të qëndrojë mbi tren, ndërkohë që ai ka qenë duke ecur, në mënyrë që gjithçka të duket sa më reale.

Sa i përket këngës, ajo mban firmën e Flori Mumajesit, ndërkohë që teksti është realizuar nga Capital T dhe 2PO2. Neve na mjaftoi ta dëgjonim një herë për t’u dashuruar me muzikën e saj. Jemi të bindur që ka për të qenë një hit!/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje