Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta dhe Altin Sulku lançojnë “Tek ty fle shpirti im”

Çiljeta dhe Altin Sulku lançojnë “Tek ty fle shpirti im”
July 21
20:48 2016

Para pak kohësh Çiljeta ka lançuar bashkëpunimin me Noizyn “Më shum se dollar”, i cili pati shumë sukses. Por mesa duket ajo nuk ka përfunduar akoma me lançimin e këngëve të reja për këtë sezon veror.

Vetëm pak më parë, Çili ka publikuar një tjetër klip në bashkëpunim me Altin Sulkun. Kënga titullohet “Tek ty fle shpirti im”. Altin Sulku dhe Çiljeta i këndojnë dashurisë në një nga ishujt më të bukur të Greqisë në Santorini. Këngëtarja si gjithmonë në një super formë. Madje edhe pse ka vetëm pak që ka dalë mund të themi që është një tjetër klip i suksesshëm për Çiljetën dhe Altinin.

“Tek ty më fle shpirti”, një tjetër këngë ritmike që Çiljeta i prezanton publikut, mesa duket  këngëtarja ka vendosur  të pushtojë skenat këtë sezon.

Në këtë klip është hera e fundit që do ta shohim Çiljetën me gjoksin para ndërhyrjes, pasi xhirimet e këtij klipi janë bërë vetëm pak kohë përpara se këngëtarja të bënte operacionin për zvogëlim. Për detaje të tjera ndiqni klipin:

Komento
Etiketimet
Shperndaje