Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë bëjnë Eriku, Enca dhe Çiljeta në klipin e ri të Noizy-t?

Çfarë bëjnë Eriku, Enca dhe Çiljeta në klipin e ri të Noizy-t?
April 01
18:52 2016

Noizy publikoi pak minuta më parë këngën e radhës nga albumi i tij “ZinCity”. Kënga titullohet “Grande” dhe është e zhanrit hip/hop-rep.

Videoja e këngës është e xhiruar në sheshin “Nënë Tereza”, ku reperi kishte mbledhur tërë OTR-sat. Ajo që bie më shumë në sy (përveç makinave dhe vajzës në fund të videoklipit) është prezenca e emrave të njohur, si Çiljeta dhe Enca. Enca shfaqet në një nga ndërtesat në shesh, kurse Çiljeta shfaqet disa herë (shpesh edhe përkrah Noizy-t). Tjetër detaj që bie në sy është edhe prezenca e djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Erik Fullani thuhet se është sponsor i Noizy-t dhe tërë grupit OTR dhe prezenca e tij duke takuar “çunat” e grupit i shton akoma më shumë dyshimet rreth përfshirjes së tij në grup.

Klipi ka grumbulluar një total prej 20.000 klikimesh në 45 minuta dhe komentet rreth klipit dhe këngës janë të të gjitha llojeve. Noizy po bëhet gati për publikimin e albumit të titulluar “ZinCity”, me 22 këngë të prodhuara nga producentë e DJ të ndryshëm, që sipas tij do të jetë një sukses i vërtetë.

Etiketimet
Shperndaje