Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britney Spears publikon “Make Me…Oops!”

Britney Spears publikon “Make Me…Oops!”
August 05
22:03 2016

Ditë më parë, Britney nxorri këngën e saj më të re “Make Me…”, e cila u pozicionua jo keq në chart-et ndërkombëtare.

Për të shoqëruar këngën ajo ka publikuar edhe videoklipin, në bashkëpunim me G-Eazy.

Në videon 4 minuta e 53 sekonda, Britney shfaqet tepër sensuale dhe në formë mjaft të mirë. Historia e klipit konsiston në marrëdhënien e Britney-t me një djalë, të cilin e fton në studion e filmimeve e më pas fillon pasioni mes të dyve, që filmohet e shihet nga shoqet e këngëtares.

Me pak fjalë mund themi se ky është rikthimi i Spears, edhe pse videoja nuk është pritur aq mirë nga fansat e këngëtares sepse minuta e parë e videos, për të mos thënë e gjithë videoja, u publikua më parë në mënyrë ilegale. Britney arriti të ndryshonte disa sekuenca, por në vend qe të përmirësohej, me videon ndodhi e kundërta. Kjo i ka lënë paksa të pakënaqur “BritneyArmy”, por pavarësisht kësaj këngëtarja u ka rezervuar surpriza të reja me albumin “Glory” që pritet ta publikojë së shpejti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje