Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blunt dhe Real bëhen patriotë. Kush është “Shota” e tyre?

Blunt dhe Real bëhen patriotë. Kush është “Shota” e tyre?
November 27
16:45 2016

Vetëm pak më parë Blunt dhe Real kanë publikuar këngën e tyre më të re. “Shota” titullohet kënga e tyre, e cila është një këngë patriotike.

Një detaj shumë i rëndësishëm është melodia e kësaj kënge e cila njihet në të gjithë Shqipërinë si “Vallja e Tropojës”. Përveç kësaj nuk mund të mos viheshin re ngjyrat kuq e zi dhe motivet tradicionale që mbizotërojnë gjatë gjithë videoklipit.

Blunt dhe Real i këndojnë flamurit kuq e zi dhe Shqipërisë së bashkuar, një këngë shumë e bukur dhe një dedikim i veçantë për kombin shqiptar në këto ditë festash./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje