Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besa është “Hangover” këtë verë

Besa është “Hangover” këtë verë
August 10
17:35 2016

Bashkëpunimi i Besa Kokëdhimës dhe Flori Mumajesit “1, 2, 3” pati shumë sukses dhe një numër të madh klikimesh në Youtube.  Në kulmin e sezonit veror, Besa ka lançuar një tjetër këngë solo me titull “Hangover”.

Në këtë klip, Besa duket shumë seksi dhe në superformë. Këngëtarja i këndon dashurisë dhe  vështirësive  të saj, shoqëruar edhe nga një grup kërcimtarësh, me pak fjalë të gjithë “hangover”.  Kënga është produksion i “Threedots”, muzika nga Darko Dimitrov, orkestrimi Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri. “Hangover” është një këngë ritmike që përshtatet mjaft mirë me sezonin veror.  Është e pamundur të dëgjosh “Hangover” dhe mos të të fiksohet, çdo kush mund të gjejë veten në ndonjë frazë të kësaj kënge ./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje