Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha sjell “No broken hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj

Bebe Rexha sjell “No broken hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj
April 08
14:01 2016

Pas suksesit që pati vetëm videoja me tekst, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Bebe Rexha, ka sjellë në bashkëpunim me Nicki Minaj klipin e ri “No broken hearts”.

Kohët e fundit këngëtarja po korr sukses me zërin e saj, nga ata zëra që identifikohet menjëherë sapo dëgjohet. Në klipin e ri Bebe nuk e njeh masën ose, thënë më mirë, masën e pantallonave pasi edhe në një veshje disa numra më të mëdhenj ajo sërish duket seksi.

Duke të dhënë herë pamjen e vogëlushes e gjitha në rozë, e veshur me shapka, herë atë të një femre super hot, këngëtarja duket se ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut pasi kënga është klikuar që në orët e para të publikimit. Klipi të jep idenë se nuk të duhet shumë për t’u klikuar pasi edhe me flokët e lagur apo me xhinse të gjera mund të tërheqësh vëmendje.

Etiketimet
Shperndaje