Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëpunimi i Argjentinës dhe Vig Poppa-s: Çfarë shkonte dhe çfarë jo ne këngën “Bad Boy”

Bashkëpunimi i Argjentinës dhe Vig Poppa-s: Çfarë shkonte dhe çfarë jo ne këngën “Bad Boy”
March 16
10:39 2018

Mbrëmjen e djeshme është lançuar një projekt i ri muzikor, bashkëpunimi mes Argjentina Ramosaj dhe Vig Poppa. Pa shumë publicitet paraprak nga të dy këngëtarët, kënga “Bad Boy” po pritej me kuriozitet më së shumti për faktin se si Argjentina ashtu edhe Vig Poppa kanë një reputacion shumë të mirë në publik dhe një duet mes tyre dukej “i çuditshëm”: Argjentina është në habitatin e saj tek baladat ndërkohë që Vig Poppa tek muzika Hip-Hop, detaj ky që ta shtonte më tepër kureshtjen.

Duke qenë se kënga është e Vig Poppa-s dhe Argjentina është e ftuar në këtë projekt, dukshëm në këngën “Bad Boy” dominon lloji i muzikës që reperi bën. Hip-Hop por me mjaft ritëm, “Bad Boy” ka një muzikë shuuuuumë fiksuese. Edhe kur kënga mbaron, papritmas e gjen veten duke riprodhuar edhe një herë muzikën e këngës duke kërcitur këngën, kaq fiksuese!

Teksti është i thjeshtë, skenari i një historie dashurise ku një djalë dhe një vajzë tregojnë dashurinë për njëri tjetrin me fjalë dashurie, duke futur tek-tuk edhe ndonjë frazë modern të të folurit çka e bën më të këndshme këngën në tërësi.

Argjentina për herë të parë në karrierën e saj shfaqet më “komerciale” duke u bërë pjesë e një projekti që më tepër tenton të bëhet hit i momentit se sa të mbesë në kujtesën e publikut shumë gjatë e të lërë gjurmë. Megjithatë, Argjentinës i shkon edhe ky lloj. Sidomos me look-un e saj shumë sportiv, larg ekstravagancave dhe makeupit të rënduar që jemi mësuar t’i shohim këngëtaret së fundmi, sidomos kur bëjnë këngë të ngjashme.

Por ajo që nuk na pëlqeu neve të Blitz.al ishte klipi i xhiruar i gjithi brenda një supermarket që nuk të lejon as të luash me planet por gjithashtu nuk shkon me tekstin dhe lojën që shfaqet në këngë. Dmth, Argjentina i këndon dashurisë për një djalë ku në sfond ka kuti qumshti e sallamra… (ëmm ku është lidhja këtu?).

Ndoshta nëse do të ishte menduar edhe klipi më me pak kujdes, ky projekt do të ishte në tërësi akoma më i mirë. Megjithatë, ndoshta klipi s’ka shumë rëndësi sot, mjafton që kënga të pëlqehet e të dëgjohet në clube, radio dhe kufjet tona që i kemi gjithnjë shoqëruese kur ecim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje