Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babastarsat i këndojnë sërish vetes

Babastarsat i këndojnë sërish vetes
March 26
17:14 2016

“Babastars”, më saktë dy anëtarët Getoar Selimi dhe Onat, sapo publikuan bashkëpunimin e ri. Kohët e fundit duket se mes tyre ka rënë “epidemia” e duetit brenda grupit, duke i shtuar faktin që edhe njëherë ata i këndojnë vetes.

Ajo që ndoshta duhet të përmendim kësaj here është se Ghetto Geasy i ka kushtuar shumë vëmendje veshjes së tij, ku si rrallë herë ka ndërruar tre të tilla. Në një moment duket sikur ushtron Taekwondo e në një tjetër sikur ka veshur një rrobdeshambër të bardhë. Nga kënga mund të kuptosh se përveç vetes, çunat kësaj here i këndojnë edhe një “fustani të zi”.

 Ndiqeni !

Etiketimet
Shperndaje