Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Askush nuk ka me t’dasht si Ermal Fejzullahu!

Askush nuk ka me t’dasht si Ermal Fejzullahu!
November 15
09:51 2016

Herën e fundit ky këngëtar u prezantua me këngën“Hajmali” bashkë me reperin Gjiko, një klip që u pëlqye së tepërmi nga publiku.

Pas shumë bashkëpunimesh të suksesshme, Ermal Fejzullahu ka vendosur këtë herë të vijë vetëm dhe pak orë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri.
Kënga mban titullin “Ai nuk ka me t’dasht si unë”. Një Ermal romantik, i dashuruar dhe që i rrëfen të dashurës së tij se askush nuk do ta dojë si e do ai. Kënga është e zhanrit R&B dhe sigurisht me një tekst që rrëfen një histori dashurie. Videoja ka në qendër natyrën, freskinë e saj dhe padyshim një vajzë të bukur. Ndiqni në vijim klipin e “Ai nuk ka me t’dasht si unë”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje