Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Agon Amiga publikon klipin erotik. Dedikim për ish-gruan?

May 17
20:00 2016

Ashtu siç edhe pati lajmëruar, pak ditë më parë anëtari i “Babastars”, Agon Amiga, ka publikuar klipin e tij më të fundit, të titulluar “Qyqek”.
Videoja është publikuar në kanalin zyrtar të “Babastars” në Youtube dhe deri tani ka grumbulluar një numër shikimesh mbi 11.000.
Para se të shihni videon e Amigas sigurohuni që të mos ketë fëmijë rreth e rrotull, pasi skenat në këtë klip janë (me plot kuptimin e fjalës) të nxehta. Tualet, ashensor, makinë dhe dhomë gjumi, gjoks, vithe, seks, janë këto skenat që rrisin temperaturat në klip.
Ajo që na ra në sy është se klipi, në të cilin Agoni del me një femër dhe ka skena të nxehta me të, ndërkohë që një tjetër e pret të kthehet në shtëpi, mund të jetë një “pasqyrë” e martesës së “dështuar” të Amigas. Kjo pasi pak kohë më parë qarkulluan lajmet se reperi kishte tradhtuar të shoqen me këngëtaren Afërdita Dreshaj dhe pamjet e gruas që në klip i kontrollon celularin duket se e vërtetojnë edhe më shumë këtë.
Sidoqoftë, kjo gjë mbetet për t’u zbuluar në vazhdim. Ndërkohë le të shijojmë klipin, i cili është ndër klipet me skenat më seksi që keni parë në Shqipëri.

Komento
Etiketimet
Shperndaje