Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adrian Gaxha & Lindon prezantojnë “Money”

Adrian Gaxha & Lindon prezantojnë “Money”
June 05
22:23 2016

Adrian Gaxha vjen përsëri me një bashkëpunim të ri me Lindon. Pas suksesit të klipit “Kalle”, i cili u bë hit për një kohë të shkurtër ata kanë vendosur , që dhe këtë herë të shfaqen së  bashku.

Adriani dhe Lindon kanë lançuar klipin më të ri të titulluar “Money”. Këngëtarët këtë herë i këndojnë parasë. Sipas tyre çdo gjë bëhet nga paratë dhe çdo gjë vjen prej tyre. Klipi është realizuar në një tjetër mënyrë këtë herë, ai është bardhë e zi dhe protagonistë janë vetëm ata. Mesa duket djemtë po përgatiten për sezonin veror,  “Money” është një këngë ritmike dhe me një kuptim të veçantë. Për më shumë detaje ndiqni klipin. E sigurt që Adriani dhe Lindon do të korrin shumë sukses edhe me këtë klip.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje