Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2po2 e nis vitin me një tjetër projekt muzikor

2po2 e nis vitin me një tjetër projekt muzikor
January 02
15:37 2017

Reperi i njohur 2po2 ka publikuar këngën e parë për vitin 2017.

Ai ka publikuar ditën e djeshme projektin e tij më të ri “El Chapo”.

Muzika është realizuar nga B.o Beatz dhe Ditty BEatz, ndërsa për tekstin e këngës është kujdesur vetë reperi.

Në videoklipin e “El Chapo”, reperi shihet i shoqëruar nga një grup njerëzish e sigurisht nuk mund të mungonin as makinat luksoze. Teksti i saj tregon për jetën që mund të bëjnë “djemtë e këqij”, madje 2po2 tregon se nuk i tremben as policisë. Thjesht ata janë “El Chapo”.

Për të tjera detaje, ndiqni klipin më poshtë:

/Blitz.al/

Shperndaje