Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2po2 dhe Capital T: “Mos na mësoni ne se si bëhet hip hop-i”

2po2 dhe Capital T: “Mos na mësoni ne se si bëhet hip hop-i”
December 17
18:01 2016

Ata janë dy nga emrat më të njohur të hip hop-it shqiptar. Bëhet fjalë për reperat 2po2 dhe Capital T, të cilët kanë ndjekës dhe fansa të shumtë në rrjetet sociale.

Këngëtarët kanë publikuar pak orë më parë klipin e tyre “Kujt pi kallxon”, ku u kërkojnë kolegëve të tyre të mos u tregojnë atyre se si bëhet muzika hip hop.

Pas suksesit të bashkëpunimit me këngëtaren Elvana Gjata në këngën “Lejla”, reperët nga Kosova duket se do ta mbyllin vitin me këtë këngë të re, e cila menjëherë sapo është publikuar ka marrë më shumë se 11 mijë klikime në Youtube.

Komento
Shperndaje