Blitz

 Breaking News

Keqtrajtonte ish të dashurën, Einxhel Shkira kritikon ashpër Albano Bogdon!

Keqtrajtonte ish të dashurën, Einxhel Shkira kritikon ashpër Albano Bogdon!
May 08
14:42 2020

Ditën e djeshme, Albano Bogdo rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, në emisionin “Glamour Zone”, mes tyre dhe një episod të pakëndshëm me ish-të dashurën e tij.

Por, kjo deklaratë e Bogdos nuk i ka pëlqyer aspak moderatores Einxhel Shkira, e cila i është kthyer me një status publik në rrjete sociale, në të cilën shkruan se të jesh i famshëm, nuk do të thotë të thuash dëngla.

Moderatorja ka theksuar se nuk ka asgjë personale me aktorin, por nuk është aspak dakort me këtë logjikë.

“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!! E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë folloë bën më shumë dëngla. Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe denglat nuk vijn si pasojë famës por e karakterit të njeriut… Mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram. Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj llogjike ku denglat ndahen në bazë të famës,”- shkruan Einxhel Shkira.

Postimi i Einxhel Shkirës.
Share