Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cila këngëtare do të performojë në finalen e “Champions League”

Ja cila këngëtare do të performojë në finalen e “Champions League”
April 27
11:39 2016

Këngëtarja Alicia Keys do të debutojë këngë nga albumi i saj i ri muzikor në ceremoninë e hapjes së finales së Champions League në Itali, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga UEFA dhe kompania “Pepsi”, që kanë deklaruar se këngëtarja fituese e çmimit “Grammy” do të shënojë të parën performancë muzikore në finalen e këtij aktiviteti, që do të transmetohet në më shumë se 220 vende.

Tashmë nënë e dy fëmijëve, ajo  është shprehur e entuziazmuar rreth planeve të saj, përfshirë debutimin në hapjen e finales të Ligës së Kampionëve, pjesëmarrjen në “Saturday Night Live” më 7 maj dhe rolin e saj si gjyqtare në sezonin e ardhshëm të “The Voice” së bashku me Adam Levine, Miley Cyrus dhe Blake Shelton.

Alicia Keys do të debutojë projektin më të ri muzikor përpara miliona tifozëve të futbollit. Në një intervistë telefonike nga Nju Jorku, ajo shprehu emocionet që e kanë kapluar për performancën që e pret përpara 80,000 njerëzve.

“Nuk ka rëndësi ç’flet e ç’kupton, por ç’ndjen. Mendoj se këtu qëndron magjia e muzikës, e cila na bën ta duam aq shumë atë”, – është shprehur Keys. E pyetur për qëndrimin e saj në Itali, ajo tha se është ndjenja tipike e të kthyerit në shtëpi.

“Familja e nënës time është nga Italia, ndaj sa herë që shkoj atje, ndihem si në shtëpi”,- ka thënë Keys.

Etiketimet
Shperndaje