Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fox” kritikohet ashpër për dhunën ndaj Jennifer Lawrence

“Fox” kritikohet ashpër për dhunën ndaj Jennifer Lawrence
June 05
10:48 2016

Posteri që promovonte daljen në kinema të “X-Men: Apocalypse” nuk është pritur aspak mirë. Në të shfaqet personazhi i Oscar Isaac, i cili është duke mbytur superheroinën Mystique, roli i së cilës luhet nga aktorja Jennifer Lawrence.

Ndër ata që kanë shfaqur haptazi antipatinë për këtë poster ka qenë edhe aktorja Rose McGowan, e cila ka shprehur shqetësimin për “dhunimin rastësor ndaj femrës”. “Mund të cilësohet si problematike kur burrat dhe gratë e “20th Century Fox” përdorin këtë dhunim “rastësor” si mënyrën për të tregtuar filmin. Ai poster nuk përcjell asgjë, veçse një grua duke u mbytur. Diçka fyese dhe e kotë”, – tha aktorja, ndër të tjera, për “Hollywood Reporter”.

Pas kritikave, “20th Century Fox” kërkoi falje për pandjeshmërinë e këtij posteri. Në deklaratën për shtyp, studio bëri të ditur se gabimi ishte kuptuar dhe menjëherë u ndërmor hapi për heqjen e atij posteri. “Ne kërkojmë ndjesë për këtë veprim tonin dhe theksojmë se asnjëherë s’do e tolerojmë dhunën ndaj grave”, – deklaroi “Fox”.