Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MET Gala 2016: “Veshje dhe teknologji”

May 03
11:22 2016

Met Gala, ndryshe “Costume Institute Gala” (Instituti i Kostumeve Gala) është një event që mbahet çdo vit për përfitime të Muzeut të Artit Metropolitan.  Çdo vit, në këtë event janë të ftuar të gjithë personazhet e showbiz-it botëror, yjet e Hollivudit, si dhe njerëz nga bota e fashion-it dhe biznesit.

Këtë vit, ideja kryesore e eventit ka qenë “Fashion in the Age of  Technology” (Moda në kohën e teknologjisë) ndaj të gjithë personazhet VIP kanë tentuar t’i qëndrojnë besnikë temës së veshjes, duke bërë një ndërthurje të punimit me dorë të veshjeve të tyre, por edhe ndërthurjes së teknologjisë me anë të disa detajeve “hi-tech”.

Drejtori i kurimit të eventit, Andrew Bolton, u shpreh: “Tradicionalisht punimi me dorë i veshjeve është parë si luks, diçka që i bën VIP-at të ndihen superiorë dhe zgjedhja e parë e elitave, ndërkohë që veshjet nga makineritë janë parë më tepër si mediokre dhe të zakonshme. Por më duket sikur këto të dyja nuk duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës, sepse ndodh që një veshje e prodhuar nga një teknologji e lartë mund të jetë edhe më luksoze, edhe më e bukur sesa ajo që qepet me dorë; ky është thelbi këtë mbrëmje…”.

Ndiqni galerinë për të parë sesi u veshën disa prej VIP-ave dhe nëse i janë përshtatur si duhet temës së eventit MET Gala për vitin 2016.

Etiketimet
Shperndaje