Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbani frymën njerëz! Koleksioni i ri i Valdrin Sahitit do t’ju lërë pa frymë…

March 25
12:04 2016

Mbrëmjen e djeshme, stilisti Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e ri në një sfilatë të organizuar në Prishtinë. Mes të ftuarve të shumtë nuk do të mungonin edhe njerëz të famshëm të showbizz-it. Koleksioni i ri i ka të gjitha detajet e duhura për t’u cilësuar fantastik. Ndërthurja e klasikes me modernen, ekstravaganca apo përdorimi i disa ngjyrave të forta treguan që Valdrini di të guxojë dhe ia del mjaft mirë. Koleksioni i quajtur “Mokita” përmbante 100 fustane dhe 30 kostume për meshkuj. Zgjedhja e muzikës ishte një tjetër detaj që e bënte të veçantë këtë sfilatë. Me fustan të gjatë apo kostum klasik, askujt nuk do t’i shkonte ndërmend që modelët do të ecnin në pasarelë me muzikën e “Babastars”. Kohë më parë, stilisti nga Kosova deklaroi që do të hapte edhe një atelie në Tiranë. Koleksioni i tij tashmë do të jetë edhe në kryeqytetin shqiptar prej datës 2 prill. Pasi ky koleksion të prezantohet edhe në “Fashion Week Albania në New York” në datën 27 mars, do të jetë në shitje në atelietë në Prishtinë e Tiranë.

Edhe disa nga të ftuarit “Vip” të eventit, si Elvana Gjata, Eleonora Jakupi, Tuna, Liberta Spahiu, Klajdi Haruni, etj, kishin zgjedhur të vishnin krijimet e Valdrinit.

Etiketimet
Shperndaje