Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi për Billboard: “E dija që një ditë bota do ta vlerësonte muzikën time”

March 23
11:04 2016

...

...
Picture 1 of 2

Tashmë është një fakt përhapja e famës së këngëtares kosovare Era Istrefi edhe përtej kufijve të trojeve shqiptare. Nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Ultra Music” është dëshmi e një fitoreje të arritur prej saj, gjë që jo kushdo nga artistët tanë mund ta arrijë. Por ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që premton shumë suksese…

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Era i fton ndjekësit e saj të lexojnë një intervistë të dhënë për Billboard.com!

Artikulli nis me fjalët e drejtuesit të “Ultra Music” dhe për mënyrën se si ai u bind të nënshkruante me Era Istrefin. Sipas tij, ai e kishte pikasur këngëtaren në Youtube, me këngën e saj “Bonbon”. “Menjëherë pasi dëgjuam këngën u magjepsëm dhe nisëm kontaktet”, – shprehet Patrick Moxey.

Kujtojmë se shumë shpejt pas lançimit të këngës, ajo arriti mbi 30 milionë klikime nga dëgjuesit dhe Era u krahasua për stilin apo për zërin me këngëtare si Rihanna apo Sia.

E pyetur rreth këtij suksesi, Era shprehet: “Besoja gjithmonë që një ditë bota do të dëgjonte muzikën time, por nuk më kishte shkuar mendja që do të ishte “Bonbon” kënga e zgjedhur, aq më tepër që teksti është në gjuhën shqipe”.

Më pas, pyetjes se përse këngëtarja zgjodhi pikërisht “Ultra Music” për të nisur bashkëpunimin dhe jo kompanitë e tjera që po e kërkonin, ajo shprehet: “Ishte forca e tërheqjes… besoj”.

Sipas asaj që thotë Moxey, Era u tërhoq shumë nga mundësia e një bashkëpunimi me kompaninë e tij, duke iu referuar suksesit të madh të arritur nga artistë si OMI apo David Guetta.

Bëjmë me dije se që nga momenti i lançimit të këngës nën logon e “Ultra Records” në Spotify ajo numëron mbi 8 milionë klikime.

Ajo që pritet në vijim është një album i Era Istrefit, me të cilin shpreson të surprizojë ndjekësit e saj. E karikuar dhe ambicioze, ajo vazhdon të jetojë ëndrrën…

Komento
Shperndaje