Blitz

 Breaking News

Dasara pro hapjes së shtëpive publike, blloku nuk është….

Dasara pro hapjes së shtëpive publike, blloku nuk është….
May 29
09:11 2020

Dasara Karaiskaj, gazetarja e njohur shqiptare është intervistuar së fundmi nga gazetari Ronaldo Sharka për “Mes Yjesh” në Ora News.

Gazetari e ka pyetur Dasarën, si një njeri që i thotë gjërat troç, lidhur me hapjen e shtëpive publike.

Ronaldo Sharka: Unë gjithmonë kam menduar, që në këtë vend duhet të hapen urgjentisht shtëpitë publike!

Dasara Karaiskaj: Po, e kam thënë dhe më para këtë gjë. Më ka bërë përshtypje në vitin 2005, isha në Gjermani tek një miku im me të fejuarën e vetë, kishin shtëpinë në një ndërtesë ku banonin familjarë por kishte edhe shtëpi publike! Njerëzit atje i kanë të qarta gjërat, në qoftë se edhe ne do t’i kemi të qarta gjërat këtu, bordello është bordello dhe blloku nuk është bordello, atëherë po, ka nevojë që të hapen!

Ronaldo Sharka: Mendon që blloku ngatërrohet shpeshherë me bordellon?

Dasara Karaiskaj: Tashi… Unë këtë nuk e thash…. E the ti!

Share