Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Calvin Harris: Taylor Swift zotëroi mediat me ndarjen tonë

June 24
20:09 2016

Ish-i dashuri i këngëtares Taylor Swift bëri diçka që asnjë ish tjetër i saj nuk e ka bërë. Ai vendosi tu përgjigjet komenteve të ndjekësve të tij në “Instagram” lidhur me marrëdhënien tashmë të përfunduar mes tij dhe Swift.

Harris foli me shumë sinqeritet për ndarjen e tyre dhe pasojat e saj. Pavarësisht se komentet e tij më pas janë fshirë, “sreenshots” e bëra nga ndjekësit por dhe mediat, mbeten. Megjithatë, nuk dihen se sa të vërteta janë ato që ai tha.

I pyetur ndër të tjera nga një ndjekës se pse ai nuk tha për mediat versionin e tij për ndarjen, Harris u shpreh se Taylor Swift e kontrolloi tërësisht situatën. “Ajo i zotëroi mediat. Nuk kisha asnjë ide se ç’po ndodhte. Njerëzit po shkruanin për diçka që kishte përfunduar”.