Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleona Qereti martohet me një prift

Bleona Qereti martohet me një prift
May 02
21:37 2016

Në puntatën e sotme të “Your face sounds familiar”, këngëtarja Bleona Qereti bëri të ditur disa detaje lidhur me angazhimin e saj më të fundit në një film në Holliwood. Gjatë kësaj kohe, ajo ka udhëtuar shpesh mes Tiranës dhe Cancun-it, për shkak të pjesëmarrjes në spektaklin “YFSF” dhe filmit ku ajo të shfaqet ashtu si nuk e keni parë kurrë më parë.

Bleona e njohur për temperamentin e saj impulsiv dhe këmbënguljen që e karakterizon, ia doli të realizojë edhe një tjetër ëndërr përveç muzikës, aktrimin. Në këtë film ajo do të luajë rolin e bashkëshortes së priftit, Tatjanën. Mbetet për tu parë sa e përshtatshme do të jetë nën petkun e këtij personazhi!

Ajo luan përkrah një aktori rus, një ndër protagonistët e filmit “Oleg Taktarov”. Filmi ku Bleona do të shfaqet titullohet “Dead Trigger” dhe pavarësisht rolit të saj të vogël siç ajo shprehet, mbetet një rol i spikatur. Herë pas here, Bleona ka postuar në rrjetet sociale foto me disa ndër protagonistët e këtij filmi.

...

...
Picture 1 of 6

Komento
Etiketimet
Shperndaje