Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arian Çani për Genta Ismailin: S’më ka pëlqyer kurrë ajo femër!

May 07
21:30 2016

I ftuar në emisionin “Elite Zone”, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, deklaroi se kurrë nuk do e puthte këngëtaren Genta Ismaili. I pyetur nga moderatorja nëse “Genta Ismaili s’është femër e bukur, s’është tërheqëse?”, ai u përgjigj:

“S’më ka tërhequr ndonjëherë Genta mua. Edhe sikur të më thoshte “Arian, hajde të puthemi në ekran”, nuk do ta bëja. Nuk e di se pse. Nuk e di, s’më ka tërhequr asnjëherë ajo femër. S’më pëlqen fytyra e saj, s’më pëlqen si sillet para kamerës. Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë, nuk është tipi im”.

Arian Çani njihet për natyrën e tij çmendurake aq sa edhe moskokëçarëse. Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti vijon të mbetet e vetmja shqiptare që ai ka puthur gjatë transmetimit të emisionit. A do të ketë të tjera? E ku i dihet!

Etiketimet
Shperndaje