Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anulohet turi “Formation” i Beyonce

Anulohet turi “Formation” i Beyonce
April 30
16:29 2016

Beyonce ka lënë të hutuar fansat e saj me lajmin e anulimit të turit botëror të “Formation”, i cili ka vetëm pak ditë që ka nisur. Bey do të ngjitej në skenën e Nashville të enjten e 5 majit, por mësohet se koncerti është shtyrë për në një ditë tjetër të papërcaktuar ende.

Në një deklaratë për “ENews”, përfaqësuesi i këngëtares konfirmoi se koncerti i planifikuar për të enjten në Nashville është shtyrë dhe pritet ricaktimi i datës.
“Detajet rreth datës së re do të bëhen publike së shpejti. Këshillojmë fansat që kanë blerë biletat e këtij koncerti që t’i ruajnë për të marrë pjesë në koncertin që do të riplanifikohet”, – ka deklaruar ai.

Beyonce nisi turin e saj botëror të mërkurën e 28 prillit, duke argëtuar fansat e saj në Miami me hitet e saj dhe këngët e reja të albumit “Lemonade”. Turi i “Formation” do të mbërrijë në Britaninë e Madhe në qershor, ku këngëtarja e “Crazy in Love” do të debutojë në Sunderland, Cardiff, Manchester, Glasgow, Londër.

Etiketimet
Shperndaje