Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adele mposht emocionet në Glastonbury: Kam dashur gjithmonë ta bëj këtë

June 26
15:18 2016

...

Të shtunën e 25 qershorit, Adele ka arritur të mposhtë emocionet dhe frikën e saj, duke realizuar atë që s’e kishte bërë kurrë më parë, të performonte në një festival. Mes të qeshurave dhe batutave, këngëtarja ka bërë për vete publikun gjatë festivalit të mbajtur në Glastonbury (Angli).

Ajo shpjegoi përpara turmës se gjithmonë kishte ëndërruar të këndonte në një festival muzike, por nuk kishte guxuar për shkak të frikës se këngët e saj nuk do t’i përshtateshin festivalit. “Kam dashur gjatë gjithë jetës time që ta bëj këtë. Thjesht kam qenë shumë e frikësuar”, – është shprehur ajo çiltërsisht.

Adele këndoi për publikun e Glastonbury-t disa prej hiteve të saj përfshirë këtu “Hello”, “Someone like You”, “Rolling in the deep” dhe disa këngë të tjera të albumit të saj më të ri “25”.  Ajo ngjiti në skenë edhe një fanse të vogël të saj, të cilën e ftoi të bënin një selfie së bashku.

Komento
Etiketimet
Shperndaje