Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet “Proxima B”, planeti i ngjashëm me Tokën

Zbulohet “Proxima B”, planeti i ngjashëm me Tokën
September 07
12:27 2016

Më 24 gusht, astronomët njoftuan se kishin zbuluar një planet të ngjashëm me planetin Tokë, në orbitën Proxima Centauri, yllin më të afërt me diellin.

Planeti quhet Proxima B dhe është rreth 1.3 herë më i madh se Toka dhe rreth 4.22 vite dritë larg tij. Shkencëtarët kanë gjetur prova të sakta që vërtetojnë prezencën e këtij planeti në orbitën e Proxima Centauri. Planeti i ri mendohet të jetë shkëmbor dhe mjaftueshëm i ngrohtë sa për të aluduar mbi prezencën e ujit dhe mundësinë e të qenit i banueshëm.

Ashtu si dhe vetë shkencëtarët pohojnë, ata kanë vëzhguar për një kohë të gjatë me teleskopë të teknologjisë së fundit, megjithatë ka qenë e vështirë për të arritur në këto përfundime./Blitz.al/

Shperndaje