Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulimi më i ri i shkencës kthen urinën në ujë të pijshëm

Zbulimi më i ri i shkencës kthen urinën në ujë të pijshëm
July 28
11:14 2016

Një pajisje me energji diellore e kthen urinën në ujë të pijshëm. Ndoshta nuk do të mbahet mend si miti i kthimit të ujit në verë, por me anë të kësaj pajisjeje shkencëtarët kanë arritur të kthejnë 1 mijë litra urinë në ujë të pijshëm.  Urina u mblodh në një tank dhe u nxeh në një bolier që furnizohet me energji diellore.  Më vonë kaloi në një membranë, e cila eliminon 95% të amoniakut të lëngut. Me anë të saj gjithashtu veçohen edhe përbërësit e tjerë, si azoti dhe kaliumi.

Inxhinierët në Universitetin e Uashingtonit në St Louis kanë zbuluar se graphene, një përbërës karboni që përmban atome të karbonit me një strukturë dydimensionale, ku çdo atom pozicionohet në  kulmin e molekulës, mundëson kthimin e urinës në ujë të pijshëm. Procesi konsiston në ngrohjen dhe shfrytëzimin e  vetive të graphene-t për të ndihmuar në avullimin e ujit. Srikanth Singamaneni, profesor i asociuar në Universitetin e Uashingtonit, tha: “Ne shpresojmë që për vendet ku rrezet e diellit janë të mjaftueshme, të tilla si India, të mund të prodhohet ujë i pijshëm”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje