Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Zemrat e vdekura mund të pompojnë sërish!

March 28
16:57 2016

Në periudhën në të cilën jetojmë, teknologjia ka bërë hapa të mëdhenj përpara, duke i hyrë në ndihmë kështu shumë fushave të rëndësishme të jetës. Një rast i tillë është dhe ky, i pajisjes teknologjike “Organ Care System” i kompanisë “TransMedics”, e cila bën të mundur mbajtjen në jetë të organeve edhe jashtë trupit të njeriut. Ajo për të cilën kjo teknologji ka bërë bum lidhet me rikthimin në jetë të një zemre e cila kishte ndaluar së punuari. E përdorur në rastet e transplantit të zemrës, ajo nxirret nga “dhuruesi” dhe për njëfarë kohe ruhet në temperatura të ulëta.

Dihet se pas vdekjes së njeriut, zemra shumë shpejt mbetet pa oksigjen dhe qelizat e saj muskulore vdesin. Këtu luan rolin e saj më të rëndësishëm kjo aparaturë, e cila pompon brenda organit gjak të oksigjenuar e të ngrohtë dhe e ruan atë në ngrohtësinë e lagështinë që i nevojitet.

Një procedurë e tillë është përdorur me sukses në 15 transplante. Për të kuptuar më mirë, ndiqni videon…

Komento