Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Anija “New Horizons” siguron pamje të qarta të sipërfaqes së Plutonit

(Video) Anija “New Horizons” siguron pamje të qarta të sipërfaqes së Plutonit
May 29
18:25 2016

NASA ka publikuar pamje të anijes “New Horizons” duke na dhënë kështu një pamje të qartë të sipërfaqes së planetit Pluton.

E hartuar nga një seri imazhesh të rezolucionit të lartë të shkrepura më 14 korrik të vitit 2015, videoja  ofron një pamje më të qartë të parë ndonjëherë të këtij planeti. Paraqitja e shkurtër është marrë nga kënde të ndryshme të një hapësire prej 45 miljesh. Hapësirat e mëdha të akujve të  azotit tregojnë një habitat, i cili e ka ndihmuar Plutonin të formësojë ndjeshëm sipërfaqen e tij. “New Horizons” u ka dhënë shkencëtarëve dhe NASA-s një pamje më të qartë dhe informacione më të sakta  rreth planetit për studimet e tyre.

“Këto imazhe të reja janë thjesht magnetike. Më entuziazmojnë aq sa të ndërmarr një udhëtim drejt Platonit dhe të marr imazhe të të gjithë sipërfaqes njësoj si ka bërë edhe “New Horizons””,- ka thënë studiuesi kryesor, Alan Stern, për NASA-n.

Zotërimi i imazheve të tjera do të kërkojë kohë që të sigurohet. “New Horizons” është lançuar një dekadë më parë, por e ka filluar misionin e tij drejt planetit vetëm verën e vitit 2015. “New Horizons” ka qenë vetëm 7 800 milje larg sipërfaqes së Plutonit.

Etiketimet
Shperndaje