Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm për Mark Zuckerberg ekziston një aplikacion i tillë

April 10
10:20 2016

Sipas “The Verge”, themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka një buton shtesë në versionin e brendshëm të aplikacionit në iPhone-in e tij. Gjatë prezantimit “live” këtë javë, ai shpjegoi se butoni “yellow”, i cili gjendet në fillim të menysë së postimit, shfaq disa karakteristika shtesë përmes një klikimi të vetëm.

Përmes një klikimi, ky buton mundëson postimin e fotove në format GIF, slideshow dhe shërbim muzike. “Facebook” ka konfirmuar për “The Verge” se butoni në fjalë zotërohet nga vetëm pak njerëz dhe nuk është zyrtar.

Prej verës së kaluar është përfolur se “Facebook” do të mundësojë një shërbim muzike për përdoruesit e tij, si dhe për postimin e fotove GIF, megjithatë ende nuk ka një buton të veçantë për këto shërbime.

...

...
Picture 1 of 3

Komento