Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vaksina kundër kancerit, sekreti mund të gjendet në ARN

Vaksina kundër kancerit, sekreti mund të gjendet në ARN
June 02
13:21 2016

Receptorët e ARN-së luftojnë qelizat e huaja si viruset në trupin e njeriu dhe vlerësohen si përgjigje imune e trupit, edhe pse synimi kryesor janë qelizat e kancerit.

Studiuesit gjermanë ngrenë hipotezën se një vaksinë e vetme mund të luftojë të gjitha llojet e kancerit  apo sëmundjeve që zhvillon dhe përparojnë në një pacient. Profesori udhëheqës i ekipit, Ugur Sahin, ka thënë se pothuajse çdo antigjen i tumorit mund të deshifrohet nga ARN-ja. ARN është produkt parësor i gjeneve, i ADN-së dhe ka strukturë të ngjashme me të, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzinxhirore shumë më e vogël se molekula e ADN-së.

Për të realizuar vaksinën, studiuesit krijuan qeliza artificiale të përbëra nga ARN dhe të rrethuara nga një membranë lipide yndyrore. U përdorën sekuenca të ndryshme të ARN-së, duke i përballur me qeliza të ndryshme të kancerit. Injektuar në gjak, nanogrimcat ARN-lipoplex aktivizuan qelizat e sistemit imunitar në nyjat limfatike dhe në shpretkë, duke bërë kështu që qelizat T të sistemit imunitar të etiketojnë menjëherë proteinat dhe t’i sulmojnë. Qelizat T janë qeliza ndihmëse që luajnë rol kryesor në prodhimin e antitrupave. Testuar në tre pacientë me melanoma është parë se përgjigjja e sistemit imunitar ka qenë e menjëhershme dhe e fortë.

Vaksinat e kancerit premtuan shumë, por janë të vështira për t’u aplikuar për një sërë arsyesh, pasi edhe vetë sistemi imunitar është i strukturuar për të shmangur dëmet kolaterale të trupit. Shpesh qelizat e kancerit duken si qeliza normale.  Shumë qeliza kanceroze që kanë evoluar me sistemin imunitar kanë zhvilluar mënyra për të mbrojtur veten.  Megjithatë shkencëtarët kanë shtuar se, edhe pse studimi është shumë interesant, ende jemi larg provës në njerëz dhe nxjerrjes së përfitimeve prej saj.

Shperndaje