Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Transplanti i lëkurës në sy i risjell pacientit shikimin

Transplanti i lëkurës në sy i risjell pacientit shikimin
May 06
20:12 2016

Sipas një prezantimi në mbledhjen e  Shoqatës për Studime në Okulistikë në Seattle, shkencëtarët japonezë kanë përdorur qelizat e lëkurës për t’i sjellë shikimin një pacienti.

Japonezët kanë raportuar se është arritur me sukses eksperimenti  i parë mbi shikimin, ku qeliza të lëkurës nga vetë pacienti janë transplantuar në sytë e tij për të sjellë pjesërisht vizionin e humbur.  Pacienti, një grua 70-vjeçare, është diagnostikuar me AMD ose degjenerim të shikimit si pasojë e moshës madhore, iu nënshtrua eksperimentit në vitin 2014. Dy vite pasi lëkura i ka zënë vend, mjekët thonë se kanë arritur me sukses objektivin kryesor, rikthimin e shikimit. Studiuesit kanë marrë një pjesë të vogël të lëkurës në krahun e pacientes me një trashësi prej 4 mm në diametër dhe kanë modifikuar qelizat e saj duke i riprogramuar në qeliza burimore pluripotente (iPSC). Qelizat pluripotente kanë aftësi ripërtëruese diferencuese dhe përdalluese për pothuaj çdo lloj indi në trup e kjo është arsyeja pse qelizat e marra nga krahu mund të përdoren  në indet e retinës. Në syrin e pacientit është transplantuar një fletë e hollë epiteli retinal (RPE) prapa retinës së pacientit.

“Ky është vetëm hapi i parë për përdorimin e iPSC në mjekësinë rigjeneruese”,- tha udhëheqësi i projektit Masayo Takahashi. Ekipi i ka mbajtur të fshehta rezultatet për të parë progresin e pacientit.

Një numër studimesh të tjera kanë treguar gjithashtu rezultate pozitive në rivendosjen e shikimit me anë të trajtimeve të qelizave burimore staminale.  Një gruaje tjetër në Baltimore , e cila ishte verbuar për më shumë se 5 vite, i është rikthyer shikimi pas transplantit me qeliza burimore nga palca e kockave të saj  të injektuara në sytë.

Shperndaje