Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim i ri, botoksi mund të përhapet drejt neuroneve

Studim i ri, botoksi mund të përhapet drejt neuroneve
August 09
18:59 2016

Pavarësisht popullaritetit, botoksi ose toksina botulinum është një nga substancat vdekjeprurëse në tokë dhe mjafton një sasi prej 160 nanogramë për të  vrarë një njeri që peshon rreth 80 kilogramë.

Megjithatë, nuk është një problem për njerëzit që e përdorin atë në doza shumë të vogla nëse mendohet se ai qëndron aty ku fillimisht injektohet. Një studim i ri ka aluduar për herë të parë se toksina është e aftë të përhapet në qelizat nervore duke lëvizur nga pozicioni ku është injektuar.

Duke marrë parasysh dozat e vogla që mjekët përdorin ky nuk është një fakt për të cilin duhet të shqetësoheni pasi 0.73 nanogramë përdoren për 100 njësi mbushjeje dhe  shumica e njerëzve marrin rreth 10 njësi në seancë. Përveç kësaj, toksina  mund të ketë edhe avantazhet e saj pasi  ndihmon në trajtimin e migrenës, të mosfunksionimit të muskujve e madje mund të ndihmojë edhe në humbjen e peshës. Megjithatë, ideja e përhapjes është shqetësuese. E testuar në minj, hipoteza tregon se si toksina i ndalon qelizat nervore të komunikojnë me muskujt duke shkaktuar paralizë lokale. Kjo ide ende nuk është vërtetuar dhe mendohet se kryesisht është e varur nga sasia e toksinës që përdoret./Blitz.al/

Shperndaje