Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpiket bateria e telefonit që zgjat 400 vjet

Shpiket bateria e telefonit që zgjat 400 vjet
December 01
10:29 2016

Një shpikje e pazakontë është bërë nga një studente amerikane. Mya Le Thai, studente në Universitetin e Kalifornisë, ishte duke punuar me një grup shokësh për të perfeksionuar baterinë e telefonit dhe për të rritur jetëgjatësinë e saj, por ka rezultuar një shpikje përtej imagjinatës.

Duke testuar, Mya ka kuptuar atë që kishte ndodhur. Bateria që po testonin ishte e pavdekshme. Pas testimit 3 mujor u kuptua se bateria nuk e humbiste fuqinë e saj.

Nëse grupi i studentëve do të arrijë të gjejë sponsorët dhe mundësitë ekonomike për prodhimin e këtyre baterive, do të vinte fundi i karikuesve të telefonave dhe baterive me kohë të kufizuar.

I vetmi problem është se në përbërje të baterisë, nëse prodhohet, ka përbërje ari, çka do të thotë se nëse realizohet do të kushtojë shumë. Në këtë mënyrë grupi i studentëve ka filluar nga kërkimi për gjetjen e një produkti tjetër që mund ta kompensojë arin me kosto më të ulët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje