Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shkëputet nga Antarktida akulli 1 trilion tonë me sipërfaqe sa gjysma e Kosovës

Shkëputet nga Antarktida akulli 1 trilion tonë me sipërfaqe sa gjysma e Kosovës
July 12
13:41 2017

Pas muajsh të tërë çarjeje që kishte pësuar, një ajsberg i madh me një sipërfaqe 5.800 km2 është shkëputur nga kontinenti i Antarktidës.

Copa gjigante e akullit peshon 1 trilion tonë dhe është vëzhguar nga sateliti.

Akulli është një nga 10 akullnajat më të mëdha që është shkëputur ndonjëherë në histori, e barabartë me gjysmën e sipërfaqes së Kosovës.

Shkencëtarët e Universitetit të Swansea-t kanë studiuar përgjatë gjithë kësaj kohe akullin dhe kohën që i është dashur të shkëputet.

Tashmë copa e akullit pritet të mbahet nën vëzhgim pasi mund të lëvizë përgjatë oqeanit dhe të përbëjë problem për qarkullimin e mjeteve lundruese.

Sipas ekspertëve, kjo ngjarje përbën një mundësi unike për shkencëtarët dhe veçanërisht për biologët për të kuptuar se si do të zhvillohet ekosistemi në këtë territor të ri. /Blitz.al/

Share