Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët zbulojnë “orën e trurit” për t’i mbajtur kujtimet tona “të kurdisura”

Shkencëtarët zbulojnë “orën e trurit” për t’i mbajtur kujtimet tona “të kurdisura”
June 07
11:35 2016

Në mënyrë që të organizojnë kujtimet, neuronet brenda trurit kanë nevojë për një cikël të rregullt aktiviteti për t’i mbajtur ato në radhë brenda kursit.  Disa studiues në  Japoni mendojnë se kanë gjetur “orën e trurit” që ruan ritmin e këtyre neuroneve.

Ekipi ka studiuar hipocampus-in, pjesën e trurit që na ndihmon të kujtojmë  dhe kuptojmë se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku jemi duke shkuar, duke krijuar kështu një lloj hartë mendore. Nëse humbim gjurmët e këtyre tri pjesëve të informacionit shumë shpejt do të ndihemi të hutuar. Studiuesit  gjetën se bllokimi i të dhënave nga një zonë hipocampal e quajtur CA3 në tru, bën që harta mendore e minjve, në të cilët është testuar ideja, të ketë gabime.  Minjtë nuk mund të kryenin as detyra të thjeshta pasi kishin humbur kujtesën e nevojshme në lidhje me vendndodhjen e tyre në hapësirë. Ndërkohë që aktiviteti neuronial vazhdoi me të njëjtin ritëm pasi i zhbllokua zona CA3, kujtesa e minjve ishte copëzuar.

Në shkrimin  e botuar në “Nature Neuroscience” studiuesit shpjegojnë se ende mekanizmat themelore të luhatjes të hipocampus-it nuk janë kuptuar shumë mirë, por çdo progres në këtë fushë mund të çojë në trajtime më efektive për sëmundjet si skizofrenia apo Alzheimer.

Shperndaje