Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shkencëtarët shokojnë: “Ajo që zbuluam brenda trurit tonë mund ta çojë qytetërimin jashtë këtj planeti”

(Video) Shkencëtarët shokojnë: “Ajo që zbuluam brenda trurit tonë mund ta çojë qytetërimin jashtë këtj planeti”
August 30
00:12 2017

Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarët me siguri që do t’ju lërë gojëhapur, pasi studiuesit kanë zbuluar se brenda trurit të njeriut mund të gjesh forma dhe struktura që do të çojnë në ndryshime në mënyrën se si ne e perceptojmë sistemin tonë nervor.

Neurologët shprehen pas përfundimit të këtij studimi: “Ne sapo zbuluam një botë që nuk e kishim imagjinuar kurrë. Një univers i vërtetë brenda trurit tonë… aq i madh e i larmishëm sa ai që shohim jashtë nuk është asgjë para këtij”.

Me anë të metodave algjebrike të studimit, shkencëtarët kanë zbuluar forma dhe struktura multidimensionale, numri i të cilave shkon deri në 11.

Maksimumi i dimensioneve të objekteve në realitet është 3: gjatësi, gjerësi dhe lartësi, ndërkohë që “objektet” e vëzhguara e të zbuluara nga studiuesit kishin 7 deri në 11 dimensione (përmasa).
Truri i njeriut është “pika e nisjes” së mbi 86 miliardë neuroneve, që krijojnë lidhje me njëra-tjetrën në çdo anë të tyre, duke u formuar kështu njësoj si rrjeti telefonik apo interneti. Është ky rrjet që bën të mundur tejçimin e sinjaleve dhe lindjen e mendimeve apo kryerjen e veprimeve.

Rrjeti i neuroneve si konceptohej më parë vs rrjeti i neuroneve pas studimit “Blue Brain”

Grupi i shkencëtarëve të projektit “Blue Brain” kanë gjetur në brendësi të trurit të njeriut strukturat e para që kanë bërë të mundur kuptimin e tejçimit të sinjaleve dhe për herë të parë ne mund t’i projektojmë me anë të kompjuterëve ashtu siç ata janë në të vërtetë dhe jo bazuar në shkrime apo hamendësime.

Henry Markram, drejtues i “Blue Brain” në Zvicër, shprehet: “Ne gjetëm një botë të paimagjinueshme. Ka mbi 10 milionë objekte në cepin më të vogël të trurit, që janë me 7 përmasa. Në disa rrjete të tjera mund t’i gjejmë edhe me 11 përmasa”.

“Kjo gjë tregon se neuronet u përgjigjen ngacmimeve në një mënyrë mjaft të organizuar, ndoshta në një mënyrë të komplikuar, por që në vetvete është e sofistikuar mjaftueshëm për të mësuar prej saj. E në këtë mënyrë ne mund të rrisim shpejtësinë e veprimit të mjaft objekteve që kemi në duar”, – vazhdon Markram. “Këtë mund ta përdorim edhe përtej fizikës, për të kuptuar funksionimin e sistemeve njerëzore në univers… pse jo, kështu mund të nisim jetën jashtë këtij planeti”.

Studimi është i publikuar në “Frontiers in Computational Neuroscience”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje