Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shkencëtarët pranë zbulimit të pilulës mashkullore

Shkencëtarët pranë zbulimit të pilulës mashkullore
March 04
10:43 2018

Shkencëtarët pohojnë se kanë bërë hapa të mëdha drejt zhvillimit të një pilulë kontraceptive mashkull. Studiuesit besojnë se mund të jemi në prag të një zbulimi të rëndësishëm më shumë se 50 vjet pas risisë së pilulës për femra. Forma e kontraceptivëve do ti bëjnë njerëzit përkohësisht jopjellor pa efekte anësore afat-gjatë apo shkurtër. Shkencëtarët në Universitetin e Minesotës Kolegji i Farmacisë pretendojnë se kanë bërë progress: “Do të duhet të jetë e tretshme në mënyrë që të mund të merret nga goja.

Ajo do të jap efekt mjaft shpejt dhe nuk do të zvogëlojë epshin, do të sigurojë sigure edhe nëse merret me dekada” “Dhe për shkak se disa përdorues në fund do të duan të kenë fëmijë, ndikimi i saj mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa zvarritje apo efekte të negative mbi spermën apo embrionin.

Studiuesit bazohen në punën me akademikët në Universitetin e Virxhinias që identifikuan një enzimë të veçantë që gjendet në kokat e spermës. “Kuptimi në nivel molekular saktësisht është se  sperma është në gjendje të lidhet dhe të hyjë në vezë, duke dhënë mundësi për të identifikuar molekulat që mund të prishin ose të bllokojnë fekondimimin” – ka thënë njëri nga studiuesit. /Blitz.al/

Share