Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët: “Mund të krijohen qeliza njerëzore me gjenet e vetëm një prindi”

Shkencëtarët: “Mund të krijohen qeliza njerëzore me gjenet e vetëm një prindi”
March 17
10:59 2016

Qeliza të veçanta kanë një kopje të vetme të gjenomit, si vezoret apo sperma, por mund të ndahen për të formuar inde, duke çuar drejt diagnozës së përpiktë të çrregullimeve gjenetike.
Shkencëtarët për herë të parë kanë gjeneruar një lloj të qelizave embrionale që mbart një kopje të vetme të gjenomit njerëzor dhe jo dy, si zakonisht. Ky zhvillim mund të avancojë kërkimet në studimin e gjenit, shqyrtimit gjenetik dhe mjekësisë rigjeneruese. Me prejardhje nga një vezë e femrës, qelizat burimore janë qelizat e para të njeriut të afta të realizojnë ndarjen e qelizës me vetëm një kopje të gjenomit të nënës, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature”.
Zbulimi i madh pritet të reduktojë kompleksitetin e identifikimit të anomalive gjenetike, që mund të çojnë përpara të kuptuarit e shumë sëmundjeve, – kanë thënë studiuesit.
Qelizat e njeriut janë konsideruar diploide, sepse ato trashëgojnë dy grupe të kromozomeve: 23 nga nëna dhe 23 nga babai. Qelizat riprodhuese, vezoret dhe sperma, njihen si haploide, sepse përmbajnë një paketë të vetme të kromozomeve. Ato nuk mund të ndahen për të bërë më shumë vezore dhe spermë. Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur qeliza që mund të ndahen dhe ripërtërihen me anë të një gjenomi të vetëm.
“Në gjithçka që krijohet ka dy gjene dhe nëse njëri ndryshohet efekti nuk është i qartë. Këto qeliza zvogëlojnë numrin e kombinimeve dhe ulin mundësitë e kombinimeve e të dendurisë, ndaj është më e lehtë për të marrë përgjigje”,- ka thënë njëri nga studiuesit. “Një hap tjetër logjik në kërkim ishte modifikimi i këtyre qelizave haploide burimore për të kuptuar sëmundje të reja ose për të shëruar aktualet. Kjo duhet të na japë një mundësi të mirë për të kuptuar mospërputhjet e ndryshme që identifikohen në përpjekjet e ndarjes në sekuenca të gjenomit, çka mendojmë se mund të na ndihmojë edhe në studimet rreth sëmundjeve”.

Shperndaje